Pasuesi i Mogherini-t: Kosova s’është shtet, nuk e njohin Kina, Rusia dhe India

Zgjidhja e problemeve në Ballkanin perëndimor dhe kufijve në Europën lindore do të jenë prioritet të Joseph Borrel, njeriu që do të pasojë Federica Mogherinin si përfaqësuesi i lartë i diplomacisë europiane.

“Meqë po më ftoni të flas për këtë, unë mendoj vërtet se Ballkani dhe kufijtë lindor të Europës janë prioritetet e mëdha të politikës sonë të jashtme. Ne nuk mund të themi se jemi gjeopolitik nëse nuk zgjidhim dot problemet e fqinjëve tanë”, Joseph Borrel.

Deklarata erdhi gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Europian, kupritet të votohet për konfirmimin e Borrel. Pasuesi i Mogherinit, tha se fokusi kryesor do të jetë tek arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe paralajmëroi se vizita e parë në postin e ri do të jetë pikërisht në Kosovë.

Borrell mbante postin e ministrit të Jashtëm të Spanjës, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me frikën se një veprim i tillë mund të nxisë ambiciet e Katalonjës për pavarësi.

Ai tha se njohja e një vendi është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim, pasi sipas tij, Kosova nuk mund të bëhet shtet derisa nuk e njohin Kina, Rusiae India. Borrel u bëri thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojnë bisedimet dhe të mënjanojnë pengesat që kane frenuar dialogun. 

Shkarkoni aplikacionin e A2