Përballja e legjendave, spektakël në Gjermani-Itali – A2

Përballja e legjendave, spektakël në Gjermani-Itali

Gjermani-Itali është një duel që ka dhuruar spektakël në të gjitha kohërat. E tillë ishte e ndeshja e legjendave, një natë më parë, me dy përfaqësueset që zhvilluan një takim miqësor, sfidë që u mbyll në barazim 3 me 3.

Nga njëra anë yje të Bundesliga-s gjermane nder vite dhe nga ana tjetër emra shumë të njohur të futbollit italian, si Fabio Cannavaro, Angelo Peruzzi, Fabrizio Ravanelli, apo ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci që u aktivizua nga stoli.

Jürgen Klinsmann, Luca Toni apo Francesco Totti ishin protagonistë duke shënuar, ndërsa 6500 te pranishmit ne stadiumin rajonal të Bavarisë, “Sportpark Ronhof Thomas Sommer”, përjetuan emocione të veçanta.