Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përfundon numërimi, KQZ: Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve, LDK e dyta

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 19:24 | Kosova
Përfundon numërimi, KQZ: Vetëvendosje fituese e zgjedhjeve, LDK e

Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje konfirmoi fitoren e saj me 25,48%, thënë ndryshe me 203 mijë vota.

Vendi i dytë i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ndjek partinë e Albin Kurtit me një diferencë shumë të vogël. Forca politike që drejtohet nga Isa Mustafa është ndalur në kuotën e 197 700 votave, thënë ndryshe 24,82 %.

Partia Demokratike e Kosovës, e konfirmuar tashmë në opozitë, fitoi 21,24% të votave, ndërsa koalicioni i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, është subjekt i katërt me 11,57%.

Lista Serbe konfirmoi dominimin e saj dhe aktualisht posedon 10 deputetë në legjislativin e ri të Kosovës.

Në një situatë mjaft të keqe gjendet koalicioni Nisma Socialdemokrate, AKR dhe PD, që nuk e ka kaluar pragun dhe rrezikon të mbesë jashtë Parlamentit.

Megjithatë, ata shpresojnë tek votat me kusht dhe ato të dërguara me postë nga shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës, të cilat do të numërohen në ditët në vijim. Bëhet fjalë për rreth 60 mijë vota.

Pjesëmarrja sipas Komisionit Qendror Zgjedhor ishte 44,18%. Ndërkohë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar ankesat e PDK-së, LDK-së dhe koalicionit Nisma-AKR-PD, për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve.

Gjithashtu, bën me dije se ka pranuar gjithsej 355 ankesa për të gjithë procesin zgjedhor dhe ka gjobitur subjektet politike me rreth 360 mijë euro. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë