Përgatitjet, Shqipëria ende pa zëvendësues për Hysajn

Përfaqësuesja shqiptare ka nisur përgatitjet për transfertat e 11 tetorit në Turqi dhe atw të datës 14 në Moldavi.

Të gjithë lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Edy Reja, me përjashtim të Elseid Hysajt. Prej frakturës së pësuar në kraharor, mbrojtësi i Napolit, i cili ishte projektuar si kapiten, do t’i humbasë dy sfidat e radhës në kualifikueset e Euro 2020.

Për momentin, skuadra ka mbetur pa zëvendësuesin e Hysajt, me trajnerin që pritet të vendosë nëse do të vijojë me këtë grup, apo do të afrojë një prej emrave të listës së pritjes.

Pas fjalimit të drejtuesit të stolit në startin e grumbullimit, ekipi kuqezi vijoi punën i cunguar. Kjo edhe prej faktit se tetë futbollistë, të cilët ishin të angazhuar në fushë të dielën, zhvilluan fizeoterapi dhe not. Mes tyre ishin portierët Strakosha e Selmani apo mesfushorët Memushaj, Lenjani dhe Keidi Bare.

Shkarkoni aplikacionin e A2