Plotësimi i dy vendeve në Kushtetuese, KED i nis emrat Presidentit. 30 ditë kohë për zgjedhjen

Benda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese do të ketë dy anëtarë të rinj.

Këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i përcolli Presidentit të Republikës listat me renditjen e 6 kandidatëve për dy vende vakante në Kushtetuese. Anëtarët e rinj do të zgjidhen mes kandidatëve të renditur në tre vendet e para: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Fiona Papajorgji.

Sipas ligjit, brenda 30 ditësh Presidenti duhet të zgjedhë anëtarin në një nga 3 emrat e parë të listës. Në rast se nuk shprehet brenda këtij afati, atëherë kandidati i parë në listë konsiderohet i emëruar.

Burime pranë KED bënë me dije se në ditët në vijim pritet t’i përcillen listat e kandidatëve edhe Parlamentit për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2