Schweinsteiger tërhiqet nga futbolli – A2

Schweinsteiger tërhiqet nga futbolli

hi res 1c95b2212e3899ded4d0ebcf6dd34530 crop north 1100x620

Bastian Schweinsteiger ka vendosur të lërë futbollin e luajtur. Në një postim në Facebook, ish-mesfushori i Gjermanisë, kampion bote në vitin 2014, ka publikuar vendimin e tij, një ditë pas ndeshjes së fundit në kampionatin amerikan, ku luan me Chicago Fire.

“Të dashur tifozë, ka ardhur koha që të mbyll karrierën time aktive në fund të këtij sezoni. Do të doja t’ju falënderoja ju, skuadrat e mia, Bayern, Manchester United, Chicago Fire dhe kombëtaren e Gjermanisë”, shkroi Schweinsteiger. “Mezi po pres sfidat që kam përpara. Do t’i qëndroj besnik futbollit”.

Me Bayern, Schëwinsteiger fitoi 8 tituj kampion (2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2014–15), 7 herë Kupën e Gjermanisë (2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14), Champions League në vitin 2013, si edhe Kupën e Botës në vitin 2014. Me Manchester United, fitoi Kupën e Anglisë në vitin 2016.