Sensibilizim për kancerin e gjirit. Gratë dhe vajzat, marshim simbolik në qendër të Tiranës

Mbi 700 gra janë diagnostikuar me kancer gjiri vetëm në vitin 2018. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojnë tek mjeku në stadet e avancuara të sëmundjes, çka e bën kancerin e gjirit shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri tek femrat në Shqipëri.

Muaji tetor i është dedikuar ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm dhe kapjen në kohë të këtij kanceri.

Një marshim simbolik është zhvilluar përgjatë bulevardit kryesor në Tiranë, ku gra të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave të huaja në Tiranë dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë bërë thirrje nënave dhe vajzave për të bërë kontrolle të vazhdueshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2