Prapaskenat/ Klubi priste dorëheqjen, trajneri Mema vijon punën

Ardian Mema qëndron te Tirana. Drejtuesi i stolit u paraqit normalisht në stërvitjen e skuadrës, që pavarësisht ecurisë së javëve të fundit, mbetet brenda objektivave.

“Njerëzit nuk duhet të nisen nga ato që shkruhen në portale”, shprehet Mema.

Pas trajnerit, në qendrën stërvitore të klubit mbërriti edhe Presidenti Refik Halili. Në ato momente, e ardhmja e teknikut nuk dukej e sigurtë.

“Mema ende trajner i Tiranës? Prandaj po mblidhemi, për të folur”, deklaroi Halili.

Takim për afro 30 minuta me lojtarët. Aty ndoshta drejtuesit prisnin dorëheqjen e Memës, por trajneri ka ende besim te projekti i nisur me bardheblutë. Presidenti Halili nuk flet për ultimatumin për tre fitore me radhë, por mes rreshtave la të kuptohej se tani është çdo gjë në dorën e teknikut: “Besimi vazhdon të jetë. Shpresojmë të ketë sukses. Njerëzit janë të lirë, nëse nuk e përballojnë dot punën që kanë marrë përsipër mund ta thonë dhe ne ia pranojmë dorëheqjen”.

Ardian Mema nga ana e tij mohon të ketë patur kërkesë direkte për t’u dorëhequr, edhe pse e ka të qartë se vazhdimësia varet nga rezultatet: “Bashkëpunimi vazhdon. Nuk ma ka kërkuar njeri dorëheqjen. Është herët për të folur për dorëheqje, rezultatet e mbajnë ose e largojnë trajnerin”.

Pengu i madh te Tirana janë humbjet me rivalët direktë të Kukësit dhe Partizanit, por edhe barazimi me Flamurtarin në krizë të plotë, që për klubin është si një humbje.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE