Shkresë për KLP, Donika Prela kërkon të caktohet në Prokurorinë e Përgjithshme

Donika Prela kërkon komandim në Prokurorinë e Përgjithshme. Shkresa është depozituar që me datë dy tetor pranë Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku dhe pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si institucioni kompetent për emërimet, komandimet dhe transferimet e prokurorëve.

Sipas Donika Prelës, kërkesa është në kuadër të një konkurrimi normal për një pozicion të ri që lidhet me krijimin e organeve të reja të drejtësisë.

Duke qenë se me krijimin e SPAK, Krimet e Rënda do shkrihen, kreu i akuzës për Krimet e Rënda znj. Prela ka të drejtë të konkurrojë për një pozicion të ri. Fillimisht, shqyrtimi duhet të merret nga komisioni i karrierës, pranë KLP.

Donika Prela erdhi në krye të Krimeve të Rënda nga drejtimi i Prokurorisë Durrës, duke synuar të ishte edhe pjesë e SPAK, por në fund ajo u skualifikua nga 15 kandidatët fitues. 

Shkarkoni aplikacionin e A2