Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vendimi për negociatat, Basha: Rama sulmon BE-në për të hequr përgjegjësinë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 12:26 | Politikë
Vendimi për negociatat, Basha: Rama sulmon BE-në për të

Pas takimit që zhvilloi mesditën e së martës me ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Shallenberg, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Rama po fajëson të gjithë të tjerët për të hequr vëmendjen dhe përgjegjësitë nga vetja.

“Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Është rruga e njohur e fajësimin të çdokujt tjetër, e sulmeve nga BE, ndaj qeverive europiane, ndaj opozitës në vend, medias, madje dhe qytetarëve, për të hequr përgjegjësitë. Dështimi për herë të katërt për çeljen e negociatave ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama”, tha Basha.

Më tej, Basha theksoi se Rama është pengesa e vetme për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe se propozimi i opozitës mbetet në tryezë.

“Për tej këtij dështimi, Rama po tregon se është pengesa e vetme për të tejkaluar këtë krizë dhe për të zgjidhur problemet që na mbajnë peng. Opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Me këtë përgjegjësi që kemi marrë para shqiptarëve, me të njëjtin përgjegjësi i kam konfirmuar sot ministrit të jashtëm austriak se mund të mbështeten te opozita e bashkuar. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që Shqipëria të mos mbetet peng i korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Synimi ynë është që nëpërmjet zgjidhjes së krizës politike t’u ofrojmë shqiptarëve atë që meritojnë”, u shpreh kreu demokrat.

https://a2news.com/2019/10/08/hapja-e-negociatave-jo-nga-holanda-cakaj-nuk-kam-frike-nga-votat-kunder/
https://a2news.com/2019/10/03/rama-sot-nuk-do-te-futeshin-dot-ne-be-vende-tashme-anetare-qe-kane-dale-nga-perandoria-komuniste/

A2 CNN Livestream

Dita jonë