Zgjedhjet në Kosovë, Hahn dhe Mogherini: Qeveria e re të formohet sa më shpejt

“Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur”. Thirrja vjen nga eurokomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johannes Hahn, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Me anë të një deklarate të përbashkët, ata përshëndetën procesin zgjedhor duke thënë se u zhvillua i rregullt dhe paqësor.

Hahn dhe Mogherini theksuan se është e rëndësishme për Kosovën që të rinisë puna për reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian si dhe dialogu me Serbinë.

“Presim që të gjithë aktorët politikë të qëndrojnë të përkushtuar në këto procese, të cilat janë kyçe për të ardhmen e Kosovës dhe progresin drejt rrugës Europiane”, shkruhet në deklaratën e dy zyrtarëve të Bashkimit Europian.

Shkarkoni aplikacionin e A2