Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bishop Avenue, rruga luksoze në Londër ku vilat janë të braktisura

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 18:26 | Lifestyle

Bishop Avenue është një nga rrugët më të preferuara të Hampstead, një nga lagjet më ekskluzive të Londrës. Vilat nga të cilat karakterizohet rruga vlejnë së bashku qindra miliona dollarë, dhe frekuentohen nga yjet e muzikës dhe politikës ndërkombëtare.

Por mes këtyre shtëpive luksoze, të ëndërruara nga shumëkush, nga 66 objektet që ndodhen aty, të paktën 16 duken totalisht të braktisura.

Disa video amatoriale me dron kanë bërë të mundur xhirimin e disa pamjeve që tregojnë degradimin e strukturave, ku kolonat  e mermerit dhe dekorimet ngjyrë ari janë tashmë të pushtuar nga papastërtia, bimësia dhe shkatërrimi i vandalëve. Pjesa më e madhe e vilave ka ende arredimin origjinal, tashmë pothuajse jashtë funksionit, ashtu si dhe pishinat dikur marramendëse.

Arsyeja për këtë nuk është një e vetme. Këto prona janë blerë nga miliarderë nga e gjithë bota në fundin  e viteve ’80 dhe në dekadën pasardhëse, shpesh herë oligarkë nga vendet e lindjes.

Disa prej tyre ndoshta nuk jeton më, disa jetojnë shumë larg,  disa të tjerë ndoshta as nuk i mbajnë mend se i kanë, si në rastin e  dhjetë vilave që mendohet të jenë blerë si paketë në periudhën 1989-93 nga familja mbretërore saudite, dhe që sot vlejnë të paktën 80 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani