Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Denoncoi bashkëjetuesin për dhunë, arrestohet vetë për armëmbajtje

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 10:28 | Kronikë
Denoncoi bashkëjetuesin për dhunë, arrestohet vetë për

Shërbimet e policisë në Komisariatin nr.6 të kryeqytetit arrestuan një person për dhunë në familje. Arrestimi i shtetasit R.H. erdhi pas denoncimit të 37-vjeçares A.K. i cila e akuzonte bashkëjetuesin e saj se e kishte dhunuar.

Por gjatë kontrollit në banesën e të dhunuarës policia gjeti një pistoletë të fshehur në sahatin e ujit duke çuar në arrestimin e menjëhershëm të saj për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë