Dialogu me Serbinë, presidenti Thaçi takon të dërguarin special të SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po zhvillon një takim me Përfaqësuesin Special të Presidentit Amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Takimi u mbajt në kabinetin e Presidentit.

Mediat kanë filmuar momentet e para, teksa Thaçi dhe Grenell shihen të buzëqeshur. Administrata amerikane kërkon t’i japë një shtysë të re dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe dëshiron që të arrijë sa më shpejt një marrëveshje. Për këtë, ditë më parë caktoi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2