Dosja “Babalja”, Salianji: Prokuroria manipuloi zërin e Xhafajt

Teksa Gjykata e Tiranës zhvillonte seancën e radhës të dosjes “Babalja”, jashtë saj, i pandehuri Ervin Salianji akuzoi Prokurorinë për falsifikim të procesit.

Sipas ish-deputetit të PD-së, falsifikimi qëndronte tek mënyra si ishte ekspertuar audio-përgjimi strumbullar i çështjes, nëse në të dëgjohej apo jo zëri i Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.   

“Prokuroria, në shkelje të ligjit, ka çuar për akt-ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por një mostër zëri që nuk dihet nga vjen dhe nuk është marrë në formën e duhur ligjore”, tha Salianji.

Duke iu referuar së shkuarës, Salianji ngriti pikëpyetje mbi personalitetin e të pandehurit Alfred Alizoti, të akuzuarit si aktruesin e zërit të Xhafajt në audio-përgjim: “Alfred Alizoti ka 4 dënime për vjedhje me dhunë dhe pengmarrje”.

Të njëjtat pretendime u ngritën edhe në sallën e gjyqit nga avokatët e të pandehurve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2