Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Erdogan në Beograd, nisin punimet për autostradën 250 mln euro

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 11:44 | Ballkani

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar te bombardimet e ushtrisë turke kundër milicive kurde në kufirin sirian, numri një i Anakrasë, Rexhep Taip Erdogan u takua me liderët e Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë në Beograd.

Gjatë qëndrimit atje, udhëheqësit shpallën nisjen e punimeve për ndërtimin e një autostrade që lidh Beogradin me Sarajevën. Pjesa serbe e projektit, do të ndërtohet nga një kompani turk, ndërsa kostoja prej 250 mln eurosh financohet pjesërisht nga një bankë e po këtij vendi.

Turqia është një partner strategjik dhe anëtar i NATO-s, por që kohët e fundit po tregon një interes të madh për Serbinë. Vizitat e shumta të nivelit të lartë dhe aktivitetet e shtuara ekonomike, tregojnë se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira. Shkëmbimi tregtar ka prekur vlerën e 1,2 miliardë eurove në vit thotë DW, ndërsa investimet turke në Serbi janë rritur nga një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018.

“Ballkani është i rëndësishëm si i tërë për Turqinë. Por Turqia e sheh Serbinë si një partner shumë të rëndësishëm, nëse jo edhe partnerin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Dragan Djukanovic, analist.

Nga ana tjetër, Turqia po e shfrytëzon hapësirën e zbrazët në Ballkan për shtrirjen e influencën. “Në kohën kur SHBA dhe BE nuk po mund të dakordohen për çështjet e rëndësishme të këtij rajoni, Turqia po përpiqet të shtojë ndikimin e saj. Erdogani po përpiqet të prezantohet si faktor stabliteti në raportet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës", th Naim Leo Beshiri, analist.

Perëndimi e shikon me sy kritik forcimin e influencës turke në këtë rajon, por edhe prezencën gjithnjë e më të dukshme të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani