Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjermani-Argjentinë, “rikthehet” finalja e Botërorit 2014...

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 12:24 | Futboll
Gjermani-Argjentinë, “rikthehet” finalja e Botërorit

Kanë kaluar më tepër se pesë vjet nga përballja e fundit, por një sfidë e tillë mbetet gjithmonë madhështore.

Mbrëmjen e sotme, Gjermania dhe Argjentina do të luajnë, në atë që cilësohet përsëritja e finales së Botërorit 2014, kur “pancerat” fituan në kohën shtesë, duke i mohuar Lionel Messi-t trofeun e vetëm të madh që i mungon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, i zgjedhur së fundmi edhe “Lojtari i Vitit” nga FIFA do të mungojë në miqësoren e luksit, ku trajneri Scaloni do të provojë që me yjet Lautaro dhe Dybala t’i japë një identitet amerikano-jugorëve.

Sfida e Dortmundit do t’i shërbejë Gjermanisë së trajnerit Low, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020, ku edhe pse është vetëm një miqësore, premton spektakël të jashtëzakonshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë