Iu tha të ulnin zërin, shqiptari dhe serbi rrahin italianin

Dy të rinj 17-vjeçarë me origjine shqiptare dhe serbe kanë sulmuar një italian 40 vjeç, pasi ky i fundit u kërkoi që të ulnin zërin, pasi po bërtisnin në lagje.

Siç njoftojnë mediat lokale në Vicenza, si “vicenzatoday” apo “ilgiornaledivicenza”, ngjarja ka ndodhur në orën 02.20, të së martës, kur shtetasi italian po kthehej në lagjen e tij, në “Piazzetta Gioia” dhe pa dy adoleshentët që sipas tij prishnin qetësinë, pasi po flisnin me zë të lartë.

Si përgjigje ka marrë frazën “çfarë do, Italian m…” dhe më pas është sulmuar edhe fizikisht nga shqiptari dhe serbi, duke marrë plagë të lehta. Menjëherë 40-vjeçari ka lajmëruar policinë lokale, e cila mbërriti në vendngjarje, por shtetasi italian nuk pranoi të merrte mjekime dhe as nuk ka bërë denoncim ndaj të rinjve.

Shkarkoni aplikacionin e A2