Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 10:54 | Aktualitet
KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.

Pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Lubonja për shkak se nuk justifikonte burimin e të ardhurave.

Trupi gjykues i KPA i përbërë nga gjyqtarët Ina Rama, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja, i cili hyn në fuqi menjëherë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli