Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kthehet Reforma Zgjedhore, PS fton opozitën në komision, PD refuzon

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 17:21 | Politikë
Kthehet Reforma Zgjedhore, PS fton opozitën në komision, PD refuzon

Teksa reforma zgjedhore është kthyer ne kryefjalë të Brukselit por edhe të Tiranës, si rruga që afron zgjidhjen e krizës, Komisioni i posaçëm ka thirrur një tjetër mbledhje të enjten. Edhe një herë nuk mungoi ftesa për opozitën jashtë Kuvendit, nga vetë bashkë kryetari i komisionit, Damian Gjiknuri.

Por, përgjigjen refuzuese mazhoranca e mori “live” nga studio e A2, ku Oerd Bylykbashi tha se opozita nuk do jetë pjesë e diskutimeve të një komisioni qe e quajti ilegjitim.

Qëndrimi refuzues i opozitës duket se nuk shqetëson Kryeministrin, i cili nga salla kuvendore përsëriti idenë e tij për të ndare reformën në dy faza. Nga salla opozita parlamentar ia bwri tw qartw se duhet ta harrojë si opsion. Pavarësisht insistimit të Ramës, PD i qëndron idesë për të mos negociuar paketën e saj të propozimeve.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë