Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbreti ul shpenzimet, largon nga oborri mbretëror 5 nipër

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 10:46 | Lifestyle
Mbreti ul shpenzimet, largon nga oborri mbretëror 5 nipër

Kriza ekonomike nuk fal askënd. Përveç ekonomive të vendeve të ndryshme apo sipërmarrjeve, kësaj radhe kriza ekonomike ka përfshirë dhe familjen mbretërore në Suedi.

Mbreti Carlo XVI Gustavo ka marrë një vendim revolucionar duke përjashtuar 5 nipër nga oborri zyrtar për të ulur shpenzimet. Nga ky akt nuk preken dy fëmijët e Viktorias, trashëgimtarë të fronit.

3 fëmijë dhe 7 nipër duket se janë shumë për taksapaguesit suedezë dhe për këtë mbreti Carlo XVI vendosi që 5 nga nipërit të tij nga 1 deri në 5 vjeç do të kthehen në qytetarë të thjeshtë. Fëmijët nuk do të kenë më të drejtën për titullin mbretëror dhe as të kryejnë detyrat zyrtare që i takojnë anëtarëve të oborrit. Megjithatë do të mbajnë tituj Dukë dhe Dukeshë.

Nga ky vendim preken dy fëmijët e princit Carl Philip dhe 3 fëmijët e princeshës Madaleine, por jo ata që janë në linjë të parë për trashëgimin e fronit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë