Novi Sad, darkë zyrtare mes liderëve të “mini Shengenit” – A2

Novi Sad, darkë zyrtare mes liderëve të “mini Shengenit”

Darka zyrtare në Novi Sad midis kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut është zhvilluar. Ana Brnabic, Edi Ramës dhe Zoran Zaev iu bashkua edhe presidenti serb Aleksandër Vucic.

Pamje nga darka

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Novi Sad të Serbisë, ku në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Pamja nga mbërritja e kryeministrit shqiptar në Novi Sad

Kryeministri Rama u prit fillimisht nga Vucic e më pas ka patur edhe një takim me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zaev. Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shkarkoni aplikacionin e A2