Parashikimi i motit: Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës, por nuk do të zgjasë shumë

Gjatë ditës së mërkurë, moti do të vijojë të jetë kryesisht i kthjellët në gjithë Shqipërinë, me temperaturat që do të rriten disi, duke shënuar deri në 26-27 gradë Celsius në zonat perëndimore të vendit.

Por dielli gjatë ditës do t’i lërë vendin vranësirave në mbrëmje. Madje deri pranë mesnatës janë parashikuar vranësira lokale në veri-veriperëndim të vendit, ku pritet të mos mungojnë edhe rrebeshe shiu.

Shkarkoni aplikacionin e A2