PD akuzon Prokurorinë: Nuk vepron për hetimin e krimeve zgjedhore

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, denoncoi mosveprimin e Prokurorisë për hetimin e dosjeve për krimet zgjedhore.

Sipas demokratit, nën presionin e Kryeministrit, organi i akuzës prej tre muajsh nuk ka bërë asnjë veprim për hetimin e dosjeve 184 apo 339, por edhe akuzat për problemet me drejtësinë për 3 kryebashkiakë socialistë.

“Pavarësisht se flet nga mëngjesi në darkë për drejtësinë dhe qytetarët, Edi Rama është një nga armiqtë më të mëdhenj të drejtësisë së pavarur dhe zgjedhjeve demokratike. Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë, Edi Rama ka bllokuar çdo veprim të drejtësisë kundër atyre që blejnë vota, kundër kriminelëve që përdoren më zgjedhje, kundër komisionerëve që manipulojnë rezultatin për të mbajtur në këmbë pushtetin e korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës. Me kontrollin e plotë mbi prokurorinë Edi Rama ka stopuar verifikimin e kriminelëve të tij në të paktën 3 bashki të vendit, për të cilët Partia Demokratike ka sjellë dokumenta të pakundërshtueshëm. Megjithëse kanë kaluar disa javë nga denoncimi i tyre, kriminelët e Ramës vazhdojnë të drejtojnë bashkitë, vazhdojnë të  mos përballen me drejtësinë për shkak të mosveprimit të prokurorisë. Prej më shumë se 3 muajsh, Partia Demokratike ka referuar në prokurori krimin shtetëror të 30 Qershorit, rastet flagrante të blerjes së votave, presionit mbi administratën, shkeljen flagrante të ligjit nga komisionerët e të gjitha niveleve, manipulimin e votave në 30 Qershor, por organi i prokurorisë nuk ka bërë asnjë veprim”, tha Alibeaj.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte