Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PD: Veliaj po vjedh Universitetin për të ndërtuar kulla

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 10:50 | Politikë
PD: Veliaj po vjedh Universitetin për të ndërtuar kulla

Ish-deputeti i  Partisë Demokratike Luçiano Boçi, akuzoi Bashkinë e Tiranës dhe Qeverinë se synojnë të ndërtojnë kulla në Kopshtin Botanik, prandaj, me një VKM “speciale”, po grabisin 15 hektarë tokë atje, pa konsultimin me Rektoratin, Senatin, dekanatin, asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, si pronarët ligjorë të Kopshtit Botanik.

“Një vendim i  qeverisë së Edi Ramës grabit 15 hektarë të Kopshtit Botanik me synimin për të pastruar aty në fushën e ndërtimit me miliona euro para të pista.

Ky vendim është vjedhja më e madhe që i  bëhet sot Universitetit dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit te Tiranës, të cilët nuk lejojnë transferimin e pronësisë dhe ndryshimin e destinacionit të saj”, tha Boçi.

“Kjo vjedhje me VKM speciale, eliminon krejtësisht punën kërkimore shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i  jep një goditje fatale procesit akademik. Në vend që të rrisë financimin për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor, Edi Rama, përkundrazi, i  heq të drejtën e pronësisë. Në vend që t’i ndihmojë për të ndërtuar laboratorë shkencorë për procesin mësimor, Rama i  eliminon laboratorin më të madh natyror”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu