Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pioli, zyrtarisht trajneri i ri i Milanit

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 13:01 | Futboll
Pioli, zyrtarisht trajneri i ri i Milanit

Stefano Pioli është trajneri i ri i Milanit. Zyrtarizimi i klubit kuqezi erdhi rreth mesditës së kësaj të mërkure, nëpërmjet një njoftimi të thjeshtë, në të cilin pasqyrohej karriera e trajnerit dhe ku “Piolit e bashkëpunëtorëve të tij i urohej mirë se ardhja dhe fat në aventurën e re”. Ish-trajneri i Lacios, Interit dhe Fiorentinës zëvendësoi në stol të shkarkuarin, Xhampaolo.

Pioli firmosi kontratë 1-vjeçare me opsioni rinovimi. Trajneri i ri do të paguhet 1 milion euro deri në fund të këtij sezoni dhe nëse kualifikohet në Champions do të përfitojë edhe 500 mijë euro shpërblim. Në sezonin e dytë, paga parashikohet të jetë 1,5 milionë euro plus bonuse, por nëse Milani nuk siguron një vend në kupat e Europës, kontrata do të përfundojë automatikisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani