Policia e Kosovës nuk lejon hyrjen e Crvena Zvezda-s në Mitrovicë. Ndeshja ndaj Trepçës do të luhet në Serbi

Policia e Kosovës nuk ka lejuar autobusin e klubin serb të futbollit, Crvena Zvezda, të futet në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë për të zhvilluar një ndeshje në Mitrovicë.

Mediat kosovare raportojnë se njësia ROSU e policia së Kosovës ka kthyer pas autobusin ku gjendeshin lojtarë dhe drejtues të skuadrës së famshme serbe.

Crvena Zvezda do të zhvillonte një ndeshje të vlefshme për 1/16-tat e Kupës së Serbisë në Mitrovicë ndaj skuadrës amatore serbe Trepça. Ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 14:00.

FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke pretenduar se është organizatore e vetme e garave të futbollit në territorin e Kosovës, megjithatë kjo kërkesë nuk u pranua.

Federata Serbe e Futbollit vendosi më pas që ndeshja Trepça-Crvena të luhet në Serbi.

Shkarkoni aplikacionin e A2