Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protesta për Kopshtin Botanik, Veliaj: Koni merr 5 mijë lekëshat e nuseve dhe tenderët e rojeve

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 13:03 | Politikë
Protesta për Kopshtin Botanik, Veliaj: Koni merr 5 mijë lekëshat

Sot në gjykatë u zhvillua një seancë midis Universitetit të Tiranës dhe Bashkisë për pronësinë e Kopshtit Botanik. Me një vendim të qeverisë të korrikut 2019, Kopshti Botanik kaloi në listën e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliajm, nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, sulmoi mënyrën sesi është administruar kjo pasuri deri më tani duke akuzuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, se e ka kthyer Kopshtin Botanik në një landfill plehrash.

“Unë nuk e çoj dot fëmijën tim aty. Duhet t’i paguash 5 mijë lekë rojës për fotografitë e nuseve dhe tenderi i rojes për Mynyrin. Tani, që Mynyri të marrë 5 mijë lekëshat e nuseve dhe tenderin e 5 rojeve aty, e gjithë shkenca shqiptare këtu ka reduktuar?! Kur u mblodh Senati, me të njëjtin zell, për një shpikje të madhe që ka bërë shkenca jonë? Këta mblidhen vetëm për lekët e tenderëve. Jam takuar disa herë me Mynyrin, me dekanin, jemi përqafuar, kemi shtrënguar dorën mbi një dakordësi ku jo vetëm nuk i mohohet asgjë, por me Bashkinë e Tiranës blindohet integriteti i asaj prone”, tha Veliaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë