Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama: “KÇK”, grupi më i madh kriminal në Shqipëri, ta shpallim në kërkim

Nga A2 CNN
9 Tetor 2019, 12:36 | Politikë
Rama: “KÇK”, grupi më i madh kriminal në

Në fjalën e tij në Parlament, Kryeministri Edi Rama iu rikthye akuzave ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, i cili kërkoi dhe mori urdhër arresti për drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

“Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh”. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime. Procesi i vetting-u dihet që do të kërkojë disa vjet dhe ne nuk mund të lejojmë që prokurorë dhe gjykatëse si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”, tha Rama.

https://www.instagram.com/p/B3ZXhjcgNIS/
https://a2news.com/2019/10/05/ndalimi-i-ish-drejtorit-te-kadastres-ne-durres-reagon-brace-prokurori-mashtroi-gjykaten/

Kryeministri paralajmëroi për marrjen e nismave ligjore për të frenuar prokurorë dhe gjykatës të tillë, për shkak të kohëzgjatjes së vetting-ut. “Nuk ka asgjë që na justifikon përpara njerëzve. Nuk mjafton më t’u themi “reforma”. Ajo kërkon kohë dhe gjatë kësaj kohe janë çdo ditë viktima në katër anët e Shqipërisë të kësaj organizate kriminale “KÇK”. Ne bashkërisht, si Qeveri dhe opozitë, si përfaqësues të këtyre viktimave në Parlament, t’u japim mesazhin me ligj që janë në kërkim. Kush na pengon? Holanda apo Franca?”.

https://a2news.com/2019/10/09/rama-opozita-dogji-mandatet-per-te-minuar-negociatat/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani