Reforma Zgjedhore, socialistët në bisedime me opozitën jashtë parlamentare për të marrë pjesë

Gjetjet e tryezës së Reformës Zgjedhore që u mbajt pak javë më parë, do të jenë objekti i punës së Komisionit parlamentar për këtë reformë, që do të mblidhet të enjten paradite. Gjatë mbledhjes që do të zhvillohet me dyer të mbyllura, do të analizohen propozimet konkrete që partitë, përfshirë edhe PD, apo shoqëria civile, sollën në atë mbledhje.

Mazhoranca është në bisedime edhe me opozitën jashtë parlamentare për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës, pavarësisht se përfaqësuesi i saj në tryezën e organizuar nga OSBE, hodhi poshtë legjitimitetin e dy kryetarëve të komisionit, Damian GJiknuri dhe Rudina Hajdari.

Gjatë mbledhjes së të enjtes do të përcaktohet edhe plani i punës për reformën, të cilën, Partia Socialiste është e vendosur ta ndajë në dy pjesë, rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kërkesat e opozitës për ndryshimin e sistemit, sidomos ligjit të financave të partive politike.

Shkarkoni aplikacionin e A2