Shkodër, mjeti përplas fëmijën 10-vjeçar, ndodhet në sallë të operacionit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë, rreth orës 17.45 në qytetin e Shkodrës, ku një mjet ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, në zonën e njohur si ish-Zukthkashta.

Fëmija e aksidentuar,  banues lagjen “Salo Halili”,  është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në sallën e operacionit,  ndërkohë që 37-vjecari drejtues i mjetit me inicialet E.H. u shoqërua në ambientet e komisariatit.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2