“Shpresoj që opozita jashtëparlamentare të marrë pjesë në tryezën e Reformës Zgjedhore”

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Monetalla, priti këtë të mërkurë një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të përgatitjes për marrjen e drejtimit të Presidencës së OSBE në vitin 2020.

Një fokus të veçantë në takim pati edhe Reforma Zgjedhore, një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, në të cilën vetë OSBE është ofruar të ndihmojë, duke thirrur edhe një tryezë.

Montella tha se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi përfaqësuesit e Qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Shkarkoni aplikacionin e A2