Tomori: U bëra i famshëm kur i theva hundën Diego Costa-s

Chelsea i këtij sezoni është një surprizë e bukur në Premier League, duke bindur në lojë, por edhe në rezultate, ndërsa trajneri Lampard është mbështetur te lojtarët e rinj.

Një nga të rinjtë që po shkëlqen këtë sezon është edhe mbrojtësi Fikayo Tomori, i cili ka ngjallur edhe interesimin e mediave angleze. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sun”, ai ka zbuluar episodim me të cilin u bë i famshëm vite më parë.

Në një seancë stërvitore me skuadrën e Chelsea-t, Tomori aksidentalisht i theu hundën Diego Costa-s dhe të nesërmen ndryshoi gjithçka për të.

“Unë isha ende në shkollë dhe në të vërtetë nuk e dija se çfarë kisha bërë. Ishte një aksident. Pata një përplasje me Diego Costa-n në stërvitje. E kuptova që i kisha thyer hundën vetëm kur lajmin u publikua nga gazetat. Në shkollë u bëra i famshëm, pasi njerëzit mendonin se e kisha bërë qëllimisht”, ka thënë Tomori.

Fikayo Tomori gjatë një ndeshje me Chelsea-n

Ky është episodi i parë me të cilin ai është bërë i njohur, por tashmë mbrojtësi 21-vjeçar anglez po shkëlqen me skuadrën londineze, duke bindur me talentin e tij dhe jo më me episode të shkëputura.

Shkarkoni aplikacionin e A2