Aldo Teqja drejt shërimit të plotë

Një mrekulli e vërtetë e jetës ajo që ndodh me Aldo Teqjan. Pasi i mbijetoi aksidentit të rëndë, kur ra nga kati i gjashtë i banesës, portieri i Partizanit ka bërë përparime të dukshme shëndetësore.

Klubi i kuq njoftoi se 24-vjeçari është drejt shërimit të plotë. Teqja madje është ngritur nga shtrati i spitalit, duke pozuar me stafin drejtues të kampionëve të Shqipërisë dhe trajnerin Franco Lerda.

Sipas njoftimit të Partizanit, pritet që shumë shpejt gardiani të lërë ambientet e Spitalit të Traumës në kryeqytet, duke theksuar se klubi dhe tifozët i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2