“Bloomberg”: Franca ka rezerva për Shqipërinë, kërkon shtyrje

Ambasadorët që përfaqësojnë qeveritë e Bashkimit Europian nuk u dakordësuan dot të mërkurën, nëse Blloku duhet të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy zyrtarë, me njohuri për takimin, por të cilët nuk kanë preferuar të identifikohen, thonë për “Bloomberg” se përfaqësuesit diplomatikë do të takohen sërish të premten, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Luksemburg, më 15 tetor.

Ndërsa shumica e shteteve anëtare aprovojnë nisjen e negociatave për dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, Franca ka ende rezerva, sipas zyrtarëve. Në takimin e së mërkurës, ambasadori i këtij vendi ka shkuar deri atje sa të vë në dyshim të gjithë metodologjinë e procesit të zgjerimit, duke kërkuar një shtyrje të vendimit deri sa procesi të rishikohet.

Diplomatët u mblodhën për të diskutuar një draft deklaratë të parë nga “Bloomberg”, e cila i hapte rrugën çeljes së negociatave. Por mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes vendeve anëtare nënkuptojnë se teksti i deklaratës do të ndryshojë para takimit të së martës mes ministrave të BE. 

Shkarkoni aplikacionin e A2