Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Chech nuk e heq kokoren, lë futbollin dhe fillon hokejin

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 13:48 | Futboll

Ish-portieri i Chelsea-t dhe Arsenal-it, Petr Chech, ka bërë një ndryshim drastik karriere, pasi ka lënë futbollin por ka firmosur me skuadrën e hokejit në akull, Guildford Phoenix, deri në fund të sezonit.

Ai i dha përfundimisht lamtumirën futbollit në fund të sezonit të kaluar, por ka vazhduar stërvitjen në mënyrë që të ishte në formë për karrierën e re. Edhe në hokej ai do të luajë portier për klubin anglez. “Jam shumë i lumtur që mu dha mundësia të luaj në këtë skuadër për të fituar përvojë. Shpresoj që të ndihmoj këtë skuadër të re që të arrijë synimet për sezonin dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur”, tha portieri çek. “Pas 20 vitesh si futbollist profesionist kjo do të jetë një përvojë e mrekullueshme për mua, pasi këtë sport e kam dashuruar që fëmijë”. Cech do të vazhdojë të jetë këshilltar teknik te Chelsea.

Prej vitit 2006, Chech ka luajtur me mburojë në kokë, për shkak të një dëmtimi të pësuar duke luajtur në kampionatin anglez. Megjithatë, nuk e sheh si pengesë për karrierën e tij në hokej, ku mbrojtësja e kokës është edhe më e fortë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani