Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dëshmia e Gaçajt në Polici, dyshimet për thyerjen e arrestit shtëpiak

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 15:44 | Kronikë
Dëshmia e Gaçajt në Polici, dyshimet për thyerjen e

Elvis Gaçaj, 44-vjeçari që u arrestua një ditë më parë, u mor në pyetje në Durrës, ndërsa vijon të qëndrojë në Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti. Burime pranë uniformave blu thanë se Gaçaj ka thyer masën e arrestit shtëpiak pas datës 14 gusht. Në këtë kohë në afërsi të pallatit ku jeton, Gaçaj u arrestua një person me rrezikshmëri të lartë, i cili sipas Policisë ishte një vrasës me pagesë.

Deri në këto momente, për hetuesit është vetëm në nivelin e dyshimeve që thyerja e masës së sigurimit të ketë lidhje me arrestimin. Dy javë pas thyerjes së masës, në afërsi të ish-Kinostudios u ekzekutua Santiago Malko. Hetuesit dyshojnë se Evi, siç e thërrasin miqtë e tij, ka lidhje me pjesëtarë të familjes Duka, të cilët janë shpallur në kërkim policor për ekzekutimin e të riut.

Fillimisht vetë 44-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet të zbardhen edhe tabulatet telefonike për të mësuar më shumë lëvizjet e tij. Mbi Elvis Gaçajn rëndon akuza e mbajtjes pa leje të armëve dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu