Tifozët dhe fitorja me Flamurtarin, Disiplina rrëzon Tiranën

Komisioni i Disiplinës kundër klubit të Tiranës. Bardheblutë kishin paraqitur dy kërkesa, të cilat janë hedhur poshtë.

Duke nisur nga episodi më i fundit, në ndeshjen e barazuar 2-2 me Flamurtarin. Pas takimit u spekulua se vlonjatët aktivizuan Muçollarin, një lojtar i cili nuk ishte përfshirë në protokollin zyrtar. Por, në fakt bëhej fjalë për një ndryshim i momentit të fundit, i cili nuk u reflektua në kohën e duhur edhe për mediat, duke krijuar pështjellim. Për këtë ngjarje Tirana kërkoi 3 pikët në tavolinë, megjithatë Flamurtari vetëm sa u gjobit.

Tirana kishte kërkuar gjithashtu edhe faljen e dënimit për stadium me dyer të mbyllura pas episodeve të dhunshme në derbi. Sipas klubit bardheblu, dënimi kolektiv me 4 ndeshje pa tifozë nuk ishte i drejtë. Në fakt, duke qenë se dënimi ishte me kusht, Tirana do të kryejë gjysmën e dënimit dhe pas shlyerjes së një ndeshjeje në kupë, në kampionat do të jetë efektivisht pa tifozë vetëm ndaj Laçit.

Shkarkoni aplikacionin e A2