Djegia e makinës së kryebashkiakut Leli, Noka: Luftë mes bandave për bregdetin e Jalës

Partia Demokratike ka reaguar në një deklaratë për shtyp pas lajmit për djegien e makinës së kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ish deputeti Flamur Noka shprehet se ngjarja e fundit në qytetin bregdetar është një tregues i shtetit të bërë njësh me krimin. Sipas tij, paprekshmëria e krimit të organizuar është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave.

“Në Vlorë po vepron krimi i organizuar që Edi Rama i ka dhënë pushtet, për arsyen e vetme se është krimi i organizuar që financon fushatën e Partisë Socialiste dhe që e ndihmon Edi Ramën të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet. Tani, krimi kërkon akoma më shumë zgjerim, kërkon të blejë pasuri të patundshme. Paprekshmëria e krimit të organizuar dhe fuqizimi i tij gjatë qeverisjes së Edi Ramës është arsyeja pse në Vlorë kanë dhënë dorëheqjen 9 drejtorë për çështjen e pronave. Vetëm tre muajt e fundit kanë dhënë dorëheqjen, njëri pas tjetrit, 3 drejtorë kadastre”, deklaroi Noka.

Më tej, ish deputeti demokrat se lufta në Vlorë bëhet mes dy bandave për të grabitur bregdetin e Jalës.

“E vërteta është se kjo është një luftë mes bandave. Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalës, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare”, shtoi Flamur Noka.

Shkarkoni aplikacionin e A2