Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor në Elbasan, nis edicioni i 21-të

Starton edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa2019”. Elbasani do të shndërrohet sërish në kryeqendrën e artit dhe kulturës përgjatë një jave, nga data 10 deri më 17 tetor 2019.

Këtë vit, pjesë e festivalit do të jenë 14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore, që vijnë nga Azerbajxhani, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, SHBA, Kosova dhe qytete të tjera shqiptare.

Përgjatë gjithë ditëve të festivalit do të vihen në skenë gjithsej 17 performanca, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Librazhd, Gramsh e Peqin, apo ambiente të tjera jashtë teatrit. Drejtori artistik i festivalit, Adionis Filipi, ndalet te risitë e këtij edicioni dhe atë se çfarë synon të përcjellë ai për publikun.

Ndonëse është një festival promovues, sa i takon vlerave artistike dhe gjeografike, edhe këtë vit mbështetja e Ministrisë së Kulturës ka qenë fare modeste.

Për drejtorin e qendrës së artit, Kliton Kapaj, festivali i teatrove është një mundësi e mirë për qytetin e Elbasanit, ndaj fton qytetarët të mos e humbasin rrugëtimin 8-ditor.

Shkarkoni aplikacionin e A2