Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fitoi çmim Nobel shkrimtari që mbrojti Millosheviçin, reagon ashpër Rama

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 19:58 | Politikë
Fitoi çmim Nobel shkrimtari që mbrojti Millosheviçin, reagon

Çmimi Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Sllobodan Millosheviçit, ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë thekson në Twitter se “kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze”.

https://a2news.com/2019/10/10/reagon-akademia-e-shkencave-ne-kosove-nobeli-per-fashistin-handke-zhgenjim-i-thelle-te-anulohet/

“Kurrë nuk kam menduar se do të më vinte për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel. Por, paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”, shkroi Rama në rrjetin social.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani