FSHF zgjedh ndeshjen testuese të “Arenës Kombëtare”

“Arena Kombëtare” do të inaugurohet mbrëmjen e 17 nëntorit me ndeshjen Shqipëri-Francë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.

Por, rregullorja e UEFA-s thotë se para inaugurimit duhet që në stadium të luhet një ndeshje testuese dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur që të parat që do të shkelin në barin e impiantit të ri do të jenë femrat.

Kështu, në datën 3 nëntor, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet ndeshja e futbollit për femra Vllaznia-Apolonia.

Shkarkoni aplikacionin e A2