Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Herët apo vonë, qytetarët e Kosovës do të ‘Vetëvendosin’ edhe për simbolet”

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 10:53 | Kosova
“Herët apo vonë, qytetarët e Kosovës do të

Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 nga ku foli për fitoren e së dielës në Kosovë.

Ai theksoi se sfida e parë e VV është drejtësia dhe çlirimi i shtetit nga kapja, ndërsa më tej shprehet se herët apo vonë populli i Kosovës duhet të vendosë vetë edhe për simbolet dhe flamurin.

Çfarë do të thotë kjo fitore për qendrën e Tiranës?

“Në këtë fushatë kanë ardhur vullnetarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga diaspora, nga Zelanda e Re deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë një frymë që rrallë e kemi provuar, e cila ka mobilizuar të gjithë shoqërinë në Kosovë. Edhe nga qendra e Shqipërisë kanë ardhur me dhjetëra vullnetarë. Jemi shumë të gëzuar dhe të motivuar. Ka pasur shumë sakrifica deri sa erdhëm në këtë fitore. 3 aktivistë tanë janë vrarë, me mijëra janë arrestuar, por besoj se këmbëngulja dhe konsistenca është shpërblyer.

“Këmbëngulja e VV solli zgjedhje të rregullta”

“Kur ne kemi hyrë në garën elektorale në vitin 2010 ka qenë një lloj goditje për Kosovën. Veç të tjerash, ne kemi ankimuar shumë raste abuzimi dhe manipulimi votash. Nga përpjekja jonë janë arrestuar me dhjetëra komisionerë dhe vëzhgues të subjekteve të tjera politike që kanë përfunduar në burg. Rrjedhimisht kjo këmbëngulje e jona për të mbrojtur votat është arsyeja që zgjedhjet këtë herë kanë shkuar kaq mirë”.

Sfidat e VV

“Sa i përket sfidave, ato duken shumë të lehta sot. Ato kanë qenë gjithmonë aty. Pas kësaj fitoreje, e cila do të thellohet nga votat e diasporës. Nga informacionet që kam, diaspora ka votuar mbi 80 përqind për VV. Sfida e parë e VV është drejtësia dhe çlirimi i shtetit nga kapja që i ka bërë veçanërisht Partia Demokratike e Kosovës që ka 10 vjet në pushtet. Shteti është kapur përmes një kombinimi mes oligarkëve të mëdhenj në bashkëpunim me politikanë të kthyer në biznesmenë të korruptuar dhe pazarxhinj. Për ta realizuar këtë ka nevojë për një çlirim të gjyqësorit, i cili do të duhet të ndodhte, për bindjen tonë, përmes një procesi të verifikimit të pasurisë të prokurorëve dhe gjyqtarëve apo edhe të krerëve të policisë, apo edhe të agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, e cila mund të jetë përfshirë, siç ka qenë rasti i depërtimit të shtetasve turq”.

Reciprociteti me Serbinë

“Me vendim qeveritar, qeveria në Kosovë do të ketë të drejtën të vendosë marrëdhënie simetrike me Serbinë. Nëse Serbia nuk na njeh diplomat, vulat doganore, stemat e Republikës së Kosovës, atëherë edhe ne nuk do t’ia njohim Serbisë atë. Në këtë mënyrë ndalohet tregtia, nuk ka nevojë më për taksë”.

Simbolet e imponuara të Kosovës

“Ne nuk është se nuk i përdorim simbolet e Kosovës, por ne besojmë se te e drejta e popullit për të vendosur vetë. Gradualisht, populli i Kosovës duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me fatin e tij kolektiv. Ne besojmë te demokracia e drejtpërdrejtë. Ne duhet t’ia lëmë popullit të vendosë fatet e tij dhe kjo përfshinë edhe simbolet. Emblema dhe flamuri nuk janë prioritet, por herët a vonë populli i Kosovës duhet të vendosë vetë për simbolet shtetërore”.

https://a2news.com/2019/10/08/haradinaj-pa-dorashka-kurti-eshte-mashtrues-pdk-kerkoi-ndarje-te-kosoves/
https://a2news.com/2019/10/08/kurti-takon-ambasadorin-amerikan-dash-qeveria-e-re-te-rifilloje-bisedimet-me-serbine/

A2 CNN Livestream

Dita jonë