Holanda e përmbys në fund, “basti” i Napolit nderon Maqedoninë e Veriut

Ishte një natë plot ndeshje ajo e sotmja në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, ku nuk munguan golat dhe surprizat.

Ndeshja më ekuilibruar, ajo mes Holandës dhe “surprizës” Irlanda e Veriut që kryesonte grupin C, po merrte një drejtim të papritur me irlandezët verior që kaluan në avantazh në minutën e 75-të.

Por atëherë kur miqtë menduan se po i afroheshin fitores së bujshme që do t’i thjeshtësonte së tepërmi kualifikimin, vendasit shpërthyen me gola, fillimisht me Depay (80’), më pas me yllin de Jong që përfiton nga një mbrojtje të hutuar në fillim të kohës shtesë. Depay vulos dy minuta më vonë fitoren që e bën grupin ku ndodhet edhe Gjermania vërtetë të paparashikueshëm.      

Fitore e lehtë për Belgjikën

Në grupin E, nën kampionet  e botës të Kroacisë mundën lehtësisht Hungarinë dhe janë gjithmonë e më në krye, ndërkohë që Sllovakia mban vendin e dytë duke barazuar 1-1 me Uellsin.

Në grupin G, Maqedonia e Veriut “nderohet” nga 19-vjeçari Elmas, i sapo blerë nga “gjigantët” e Napolit, dhe kalon Slloveninë 2-1 duke hapur sërish shpresat për kualifikim, edhe pse Austria dhe Polonia i përgjigjen me fitore, ndaj Izraelit dhe Letonisë.

Asnjë problem për Belgjikën që “shkatërron” 9-0 San Marinon, duke mos e vënë në diskutim kualifikimin  e mëtejshëm në grupin I. Ndër të tjerët, vërehet dygolshi i sulmuesit të Interit Lukaku.  Në të njëjtin grup,  Rusia fiton 4-0 me Skocinë, duke e mbyllur çështjen e kualifikimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2