Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Japonia në kaosin e tajfunit, pezullohen ndeshjet e Botërorit të regbisë, frikë për Formula 1

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 19:21 | Sporte të tjera

Japonia është këto ditë në qendër të vëmendjes sportive për një seri evenimentesh, kryesisht Botërori i Regbisë dhe Çmimi i Madh i Formula 1.

Por pikërisht këtë javë ishulli aziatik po përshkohet nga erërat dhe reshjet e forta të shkaktuara nga tajfuni Hagibis. Sipas meteorologëve, Hagibis do të jetë tajfuni më i madh i vitit 2019 dhe mund të ketë pasoja të rënda në qytetet Tokyo dhe Yokohama.

Për këtë arsye, organizatorët e kampionatit të Botës në regbi kanë marrë një vendim të paprecedent, duke anuluar dy ndeshje në kalendar, Angli-Francë dhe Itali-Zelanda e Re.

Tajfuni Hagiubis i afrohet Japonisë

Ndeshjet nuk do të luhen me, dhe rezultati do të jetë një 0-0 që i jep të katër ekipeve 2 pikë. Anglia dhe Franca ishin të kualifikuara, ndërsa Italia duket më e penalizuara, se me një fitore për hir të së vërtetës shumë të vështirë kundër All Blacks edhe mund të kualifikohej.

Italianët kanë protestuar, duke e cilësuar vendimin si “mungesë respekti të theksuar”, por organizatorët thonë se “kemi të bëjmë me një event të jashtëzakonshëm dhe siguria ka vendin e parë”.  

Ndërkohë, rrezikohet edhe zhvillimi i Çmimit të madh të Formula 1,në Suzuka, ku të paktën provat mund të spostohen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani