Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kosova dominon ndaj Gjibraltarit, por shënon vetëm një gol

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 20:10 | Futboll

Kosova fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 miqësoren ndaj modestëve të Gjibraltarit, në një ndeshje që e dominoi tërësisht, por ku nuk arriti të finalizonte siç duhej.

Portieri Samir Ujkani ishte në rolin e një spektatori, ndërsa e gjithë loja u zhvillua në gjysmëfushën e Gjibraltarit.

Pavarësisht kontrollit të topit, goli erdhi në minutën e 69 të takimit, me autor Florent Hasanin.

Të dielën në mbrëmje, Kosova do të përballet me Malin e Zi po në “Fadil Vokrri”, për eliminatoret e Euro 2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë