Kosova me të ardhme të sigurt, 17-vjeçarët barazojnë në Holandë – A2

Kosova me të ardhme të sigurt, 17-vjeçarët barazojnë në Holandë

Përfaqësuesja e Kosovës është duke shkëlqyer në futboll dhe e ardhmja e saj duket e sigurt. edhe grupmoshat janë duke marrë rezultate mjaft premtuese.

Të mërkurën, 17-vjeçarët e Kosovës arritën një rezultat historik në Holandë, duke barazuar me 1-1, kundër “Tulipanëve” të vegjël, të cilat janë kampionë në fuqi të Europës.

Vendasit kaluan në avantazh të parët, por u befasuan më pas me golin e Granit Hanës në minutën e 59 dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.

Ajo që bie në sy janë statistikat e këtij takimi, pasi kontrolli i topit në këtë ndeshje ishte 90% me 10%, ndërsa goditjet 21 me 1, ndërsa rezultati 1-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2