Leclerc: Me Vettel u keqkuptuam, gjithçka është zgjidhur

Në prag të Çmimit të Madh të Japonisë në F1, Charles Leclerc siguron tifozët e Ferrarit se nuk ka probleme mes tij dhe Sebastian Vettel, pasi pas garës në Rusi pilotët kanë zgjidhur gjithçka mes tyre.

“Patëm keqkuptime, por tani gjithçka është zgjidhur. Nuk jam takuar në Maranello me Vettel, por kam takuar Binotton, i cili kishte folur me të”, deklaroi piloti nga Monako.

Përsa i përket garës në Suzuka, Leclerc tha se është gati për një tjetër sfidë me Mercedesin: “Makina është shumë mirë pas pushimeve të verës, do të jemi kompetitivë sërish”.

Ferrari vjen në garën e fundjavës pas 4 “pole position” radhazi dhe 3 fitoreve në 4 garat e fundit. Por, makina e kuqe nuk fiton në Suzuka që nga viti i largët 2004, kur pilotohej nga Michael Schumacher.

Shkarkoni aplikacionin e A2