Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Letra e ministreve për Holandën: Imzot Frendo: Kush ju jep të drejtë të flisni në emër të shqiptarëve?

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 10:47 | Aktualitet
Letra e ministreve për Holandën: Imzot Frendo: Kush ju jep të

Letra e ministreve shqiptare drejtuar Holandës ka sjellë reagimin e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot Gjergj Frendo. Përmes një statusi në rrjetet sociale Imzot Frendo shkruan se veprimi i tyre nuk është i denjë dhe askush nuk u jep të drejtën ministreve të flasin në emër të të gjithë shqiptarëve.

Duke mos fshehur revoltën për qëndrimin e ministreve, Arqipeshkvi shprehet se sipas tij, të legalizosh abortin dhe martesën gay nuk është shenjë e një shoqërie të emancipuar.

“Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Holandën. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Holandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Holandës që ka legalizuar martesën e së njëjtës gjini. Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?”

Statusi i Imzot George Frendo

Në fund të fjalës së tij Imzot Imzot Gjergj Frendo apelon ndaj ministreve që të çmojnë familjen dhe ta mbrojnë atë.

https://a2news.com/2019/10/08/celja-e-negociatave-ministret-femra-te-edi-rames-i-shkruajne-parlamentit-holandez/

A2 CNN Livestream

Dita jonë