Marrëveshja VV-LDK, Mustafa: Pas rezultatit final ndajmë postet në qeveri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në Facebook konfirmoi qeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish kryeministri njofton se postet në qeverinë e re të Kosovës do të ndahen pasi të përfundojë plotësisht procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të nderuar qytetarëU takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes,…

Gepostet von Isa Mustafa am Donnerstag, 10. Oktober 2019

“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e synimeve qeverisëse”, shkruan Mustafa.

Gjithashtu kreu i LDK thekson se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së.

Shkarkoni aplikacionin e A2